Flaka thumbon: “Ni hajvan” – Buzhala tall takimin Mexhiti–Kurti në kufi
Burime të pakonfirmuara, por me humor të garantuar, thonë se lideri i Lëvizjes Besa, Izet Mexhiti, ka lënë gjithçka për të pritur Albin Kurtin… jo në Aeroport, por në doganën tokësore!
“Kam parë njerëz që presin mysafirë në ‘Aleksandri i Madh’, po kështu te kufiri? Seftë pashe,” komentoi Berat Buzhala, që shpërtheu në batuta për “dashurinë e re politike”.
Dogana, si gjithmonë neutrale, i pyet:
– “Keni ndonjë gjë për të deklaruar?”
Izeti përgjigjet:
– “Ni hajvan.”
– “Një a dy?”
– “Dy.”
– “Kaloni, kaloni, se të mirë jeni të dy!”
Në kufi nuk pati as kontroll bagazhi, as tension politik – vetëm flirt diplomatik me “shikime të buta” dhe premtime për bashkëpunim pa kufij.
“Aktualisht, flirti Izeti–Albin është më seksi se çdo marrëveshje rajonale,” përfundon Buzhala.
“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”
(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media














