Gadaf Uzairi sfidon deputeten Mimoza Musa: A ke ndryshuar qëndrim apo thjesht dresin?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 14:55

Gadaf Uzairi sfidon deputeten Mimoza Musa: A ke ndryshuar qëndrim apo thjesht dresin?

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj deputetes Mimoza Musa, duke e akuzuar për hipokrizi politike dhe ndryshim të qëndrimeve në varësi të interesit personal.

Përmes një deklarate publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Uzairi i është drejtuar deputetës Mimoza Musa me pyetje të drejtpërdrejta, duke e sfiduar që të tregojë hapur nëse e ka ndryshuar qëndrimin ndaj qeverisë që ajo vetë – sipas tij – më parë e kishte quajtur “anti-shqiptare”.

“Mimoza Musa, na thuaj publikisht: A ka ndryshuar qëndrimi yt ndaj kësaj qeverie që ti vetë e quaje anti-shqiptare, apo thjesht ke ndryshuar dresin?”, shkruan Uzairi.

Ai kujton mbledhjet e brendshme të Kryesisë së Aleancës, ku sipas tij, Musa kishte qenë një nga zërat më kritikë ndaj qeverisë aktuale.

“Në mbledhjet e Kryesisë së Aleancës nuk leje që të mbaronte diskutimi pa thënë: ‘Duhet të largohemi nga kjo qeveri, nuk na përfaqëson, po na turpëron!’”

Uzairi ngre pikëpyetje të hapura për qëndrimin e ri të Musës dhe reagimin e saj të munguar pas kritikave të fundit që Bashkimi Evropian i ka drejtuar qeverisë për mungesë reformash dhe korrupsion të lartë.

“A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?”

Ai mbyll reagimin me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sjelljes politike të Musës, duke e akuzuar për mungesë integriteti.

“Mos i lodh më njerëzit me moral të rremë! Të gjithë po e shohin: kur s’të jepet ajo që kërkon, bëhesh parimore, kur të japin ndonjë kockë, bëhesh e heshtur!”

Kjo përplasje vjen në një periudhë të tensionuar brenda radhëve shqiptare në politikën e Maqedonisë së Veriut. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 14:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.