ASH Tetovë: Bilall Kasami fyeu Shqipërinë dhe ambasadorin Meidani – kërko falje publike!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 20:51

ASH Tetovë: Bilall Kasami fyeu Shqipërinë dhe ambasadorin Meidani – kërko falje publike!

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili së fundmi ka cilësuar Republikën e Shqipërisë si një “shtet të dobët për ne”, ndërsa ka sulmuar politikisht ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Meidani.

Në një deklaratë zyrtare, ASH e Tetovës e cilëson këtë gjuhë si fyes dhe të papranueshme, sidomos kur vjen nga një përfaqësues lokal që, sipas tyre, “moti kohë nuk përfaqëson më tetovarët”.

“Kjo gjuhë fyen jo vetëm shtetin shqiptar si një vend aleat i NATO-s dhe partner i Bashkimit Evropian, por edhe dinjitetin e shqiptarëve kudo që ndodhen,” thuhet në reagimin e degës së ASH-së në Tetovë.

ASH nënvizon se Shqipëria ka qenë dhe mbetet mbështetëse e palëkundur e shqiptarëve jashtë kufijve të saj dhe përfaqëson aspiratat për zhvillim, integrim dhe dinjitet kombëtar.

Në deklaratë përmendet edhe pozicionimi i Kasamit brenda qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, për të cilën raporti i fundit i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësime për ndikim serbo-rus.

“Derisa Bilall Kasami mbetet mbështetës i interesave të VMRO-së, refuzon emërtimin e rrugëve me figura kombëtare shqiptare, hesht për masakrën e ‘Monopolit’, dhe së fundmi ofendon publikisht Shqipërinë – ai nuk mund të përfaqësojë më vullnetin shqiptar në Tetovë,” thuhet më tej në reagim.

ASH e Tetovës i kërkon Kasamit të tërheqë deklaratat dhe të kërkojë falje publike para çdo qytetari shqiptar.

“Sulmet ndaj ambasadorit Meidani janë sulme ndaj shtetit shqiptar dhe kërkojnë përgjegjësi publike,” përfundon kumtesa.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka shprehur gjithashtu mbështetjen e saj të plotë për ambasadorin Denion Meidani, duke e cilësuar si një zë të fuqishëm të interesit shqiptar dhe përfaqësues të denjë të shtetit shqiptar në një periudhë delikate për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.p

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.