Bashkim Mashkulli kritikon takimin Kurti–Mexhiti: Me këta flamuj, cilin komb përfaqësojnë?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 12:16

Bashkim Mashkulli kritikon takimin Kurti–Mexhiti: Me këta flamuj, cilin komb përfaqësojnë?

Ish-kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptarë në Dibër, Bashkim Mashkulli, ka reaguar ndaj takimit të zhvilluar mes liderit të Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeminisrrit, Izet Mexhiti, dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të zhvilluar së fundmi në Shkup, shkruan Flaka

Në fokus të kritikës së Mashkullit është simbolika e përdorur në takim, ku në tavolinë ishin vendosur vetëm flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Kosovës, pa praninë e flamurit kombëtar shqiptar.

“Turpi me fakt! Me këta flamuj lara-lara, cilin komb përfaqësojnë?” – shkruan Mashkulli në një reagim të publikuar, duke shprehur indinjatë të hapur ndaj asaj që e konsideron fshirje të identitetit kombëtar shqiptar në ngjarje dhe takime të rëndësishme politike.

Mashkulli është një nga figurat me historik të gjatë në veprimtarinë kombëtare. I lindur më 18 dhjetor 1957 në Dibër të Madhe, ai ka qenë aktivist i hershëm i çështjes shqiptare dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë, për çka u burgos dhe vuajti plot 6 vite burg si pjesëtar i lëvizjes ilegale “Fronti i kuq demokratik”, e udhëhequr nga Jusuf Gërvalla.

Pas burgut, Mashkulli vazhdoi të angazhohej në çështje kombëtare, duke mbetur jashtë partive politike, por aktiv në procese me karakter patriotik dhe historik. Si kryetar i degës së Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Dibër, ai ishte ndër iniciatorët për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Dibër (2001), si dhe të busteve të Said Najdenit dhe Josif Bagerit më vonë.

I njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj Marrëveshjes së Ohrit, Mashkulli vazhdon të jetë zë kritik dhe i paepur për çdo devijim që cenon identitetin dhe simbolikën shqiptare.

Në reagimin e tij për takimin Kurti–Mexhiti, ai nuk flet për përmbajtjen politike, por simbolikën që përjashton shqiptarët nga flamuri i tyre historik, një akt që e konsideron të pafalshëm dhe nënçmues. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 12:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.