Denion Meidani falënderon Taravarin: Kauza Shqiptare është kauza e të gjithëve

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 21:13

Denion Meidani falënderon Taravarin: Kauza Shqiptare është kauza e të gjithëve

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas vlerësimit publik të bërë nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili e cilësoi atë si një nga figurat më të rëndësishme në mbrojtje të kauzës shqiptare në një moment delikat për shqiptarët në vend, shkruan Flaka

Përmes një reagimi të shkurtër, por domethënës, ambasadori Meidani ka falënderuar Taravarin dhe ka theksuar parimet mbi të cilat qëndron angazhimi i tij diplomatik.

“Faleminderit për fjalët e mira, Arben. Kauza Shqiptare është kauza e të gjithëve që besojnë në të drejtën për identitet, barazi, respekt dhe përfaqësim me dinjitet,” shkruan ambasadori Meidani.

Ky reagim vjen në vazhdën e diskutimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku ambasadori shqiptar është përfshirë në disa çështje të ndjeshme për komunitetin shqiptar, përfshirë ndërhyrjet për zgjidhjen e problemit të shkollës shqipe në fshatin Nerovë dhe mbështetjen për përfaqësim të drejtë e dinjitoz të shqiptarëve në institucione.

Deklarata e tij është interpretuar si një mesazh për unitet dhe qëndrim të përbashkët në përpjekjen për të garantuar të drejtat kolektive të shqiptarëve, në frymë bashkëpunimi dhe përfaqësimi me dinjitet.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.