Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës u ndalua dje një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafikimin e lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë. Gjatë kontrollit në kufi, zyrtarët e policisë kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë konstatuar se Arslan figuron në listat e personave të shpallur në kërkim nga Interpol Bern/Zvicër. Ai ishte kërkuar nën urdhër arresti të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau, pas dënimit me 20 vjet burg sipas nenit 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal zvicerian.
Pas procedurave të verifikimit, Interpol Tirana dhe Interpol Bern/Zvicër po vazhdojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës, ku do të vuajë dënimin.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
6 Korrik, 2025 15:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.