Flaka thumbon: Arben Fetai zbulon formulën magjike të legjitimitetit: Fiton ai që i mbështet Mickoski
Në një zbardhje të paparë të mistereve politike, lideri i VLEN-it, Arben Fetai, ka shpjeguar më në fund sekretin e legjitimitetit në Maqedoninë e Veriut: nuk ka rëndësi sa vota merr partia jote, por sa e pëlqen VMRO-DPMNE-ja!
“Fitorja matet me kryetar komunash,” ka thënë Fetai, duke lënë të kuptohet se votat për këshilltarë dhe pjesa tjetër e elektoratit shqiptar janë thjesht zbukurim statistikash, që nuk prekin thelbin e pushtetit.
Pra, nëse kandidati yt merr bekimin e VMRO-së, atëherë legjitimiteti është garantuar, pavarësisht nëse populli e do apo jo. Një model demokratik i ri, që mund të quhet “Legjitimiteti me vulën e VMRO-së”.
Kjo deklaratë erdhi pak ditë pasi Arben Taravari i kishte kujtuar VLEN-it se “pushkët politike i ka varur te VMRO-DPMNE-ja”, duke aluduar se suksesi i tyre varet nga një partner maqedonas i fuqishëm.
Në këtë mënyrë, procesi demokratik shqiptar në Maqedoni duket se po transformohet në një lojë ku ku fitojnë ata që bëjnë aleanca të mira, e jo ata që fitojnë zemrat e votuesve.
Nëse kjo është formula, atëherë të gjithë duhet të mësojmë gjuhën maqedonase, të bëhemi ekspertë në marrëveshje politike dhe të harrojmë kutitë e votimit!
“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”
(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media














