Flaka thumbon: Treshja e artë e Thaçit, me brend të ri politik

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Korrik, 2025 08:17

Flaka thumbon: Treshja e artë e Thaçit, me brend të ri politik

Në një skenë politike që duket më shumë si panair reciklimi, Merale Ferati bëri kthesën e radhës: braktisi linjën e Fetait për të përqafuar Lëvizjen Arbëria – projektin politik të rikthimit të Bekim Fazliut dhe Orhan Ibrahimit, dy “talente” të vjetër të kabinetit Thaçi.

Nga PDSH në Aleancë, e tani në Arbëri – një karrierë që duket më shumë si udhëtim me Uber politik: çdo ndalesë ka shofer tjetër, por destinacioni mbetet pushteti.

Thirrje për freski? Me figura që kanë mbyllur cikle? Le të jemi seriozë. Kjo nuk është rilindje politike. Është një restart pa format C:.

Nëse kjo është e reja, atëherë e vjetra paska ndryshuar vetëm frizurën.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Korrik, 2025 08:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.