SHGM reagon: Thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të mediaс, shkelje e lirive demokratike

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Korrik, 2025 21:47 Përditësuar

SHGM reagon: Thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të mediaс, shkelje e lirive demokratike

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim lidhur me komunikimin publik të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u ka bërë thirrje mediave të kufizojnë përmbajtjen e raportimeve të tyre, duke përfaqësuar kështu një praktikë të dëmshme institucionale në marrëdhëniet me mediat.

СHGM dënon fuqishëm përpjekjen e Ministrisë për të imponuar rregulla mbi mënyrën e raportimit, veçanërisht për ngjarje me interes të madh publik. “Udhëzime të tilla, megjithëse paraqiten si thirrje, në thelb janë një formë presioni institucional dhe censurë e mundshme, që shkel parimet themelore demokratike dhe të drejtën për lirinë e shprehjes,” thekson SHGM.

Shoqata kujton se neni 16 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut garanton lirinë e informimit publik dhe ndalon censurën. “Çështjet e etikës dhe profesionalizmit gazetaresk janë fushë ekskluzive e vetërregullimit dhe i përkasin Këshillit për Etikë në Media dhe Gjykatës së Nderit pranë SHGM-së, të cilat janë të vetmet autoritete për vlerësimin e normave etike,” shton deklarata.

SHGM u bën thirrje gazetarëve dhe mediave të vazhdojnë të raportojnë me profesionalizëm dhe ndjeshmëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje tragjike dhe grupe të ndjeshme. Megjithatë, ajo paralajmëron: “Çdo përpjekje për kufizim institucional të qasjes në informacion dhe raportimit është e papranueshme dhe dëmton interesin publik.”

Shoqata thekson gatishmërinë për dialog me institucionet për përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimit, duke nënvizuar se mbështet fuqimisht pavarësinë redaktoriale, lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut për informacion – vlera të pakontestueshme të shoqërisë demokratike. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Korrik, 2025 21:47 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.