Ali Ahmeti me thirrje për VLEN-in: Braktisni institucionet – dëmtojnë interesin shqiptar!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 22:53

Ali Ahmeti me thirrje për VLEN-in: Braktisni institucionet – dëmtojnë interesin shqiptar!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, edhe sot ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar koalicionit shqiptar në Qeveri, VLEN-it, që të largohet nga institucionet shtetërore, duke i akuzuar ato për qasje denigruese ndaj shqiptarëve.

Në një deklaratë për media, Ahmeti u shpreh se pjesëmarrja në institucione që, sipas tij, nuk i mbrojnë interesat kombëtare të shqiptarëve, është e papranueshme.

“Për fat të keq, në historinë e shqiptarëve ka pasur njerëz që nuk e kanë mbrojtur interesin kombëtar, por kanë parë vetëm interesat e tyre personale,” deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se institucionet aktuale, ku përfshihet edhe koalicioni VLEN, sipas tij, nuk kanë më legjitimitet për të përfaqësuar interesin shqiptar.

“Ne disa herë u jemi drejtuar të LEN-it, që më nuk është VLEN, që të braktisin këto institucione të cilat në programin e tyre kanë pasur poshtërimin e shqiptarëve, tjetërsimin e shqiptarëve, rrënimin e gozhdimit të arkivolit përfundimtar të Marrëveshjes së Ohrit,” u shpreh lideri i BDI-së.

Vijon përplasja politike në kampin shqiptar

Thirrja e radhës nga Ahmeti vjen në një klimë të tensionuar politike mes BDI-së dhe koalicionit VLEN, i cili aktualisht është pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

BDI, tashmë në opozitë pas mbi dy dekadash në pushtet, ka kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të Qeverisë dhe ka shprehur shqetësime për, siç i quan, devijime nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.