Real Madrid i Alonsos në formë – por disa yje rrezikojnë stolin
Real Madrid ka nisur verën në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas afrimeve të bujshme si Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso po shkëlqen edhe në Kupën e Botës për Klube, ku synon të mposhtë PSG-në për të siguruar finalen.
Trajneri i ri ka sjellë një frymë të re taktike dhe ka besuar te lojtarë që më parë ishin në hije. Gonzalo García, 21-vjeçari që vinte nga Castilla, është kthyer në zbulimin e turneut me 4 gola, ndërsa Arda Güler, Fran García dhe Dean Huijsen po tregojnë potencialin e tyre të plotë.
Yjet që rrezikojnë të dalin jashtë planeve
Sipas “Sport” dhe analizave të fundit nga mediat spanjolle, pesë emra të rëndësishëm mund të mos jenë më pjesë e projektit të Alonsos:
- Rodrygo – nuk përshtatet me sistemin e ri dhe ka humbur vendin titullar.
- Endrick – konkurrenca me Gonzalo Garcían mund ta lërë në stol.
- Dani Ceballos – në hije për shkak të formës së shkëlqyer të Arda Güler.
- David Alaba & Ferland Mendy – të kërcënuar nga paraqitjet e Huijsen dhe Fran García, si dhe afrimi i mundshëm i Álvaro Carreras.
Flaka














