Reijnders te City, një nga shitjet më të mëdha në historinë e Milanit
Tijjani Reijnders është zyrtarisht futbollist i Manchester Cityt. Mesfushori holandez u transferua nga Milani për një shumë bazë prej 57.7 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja mund të arrijë deri në 71.7 milionë euro, falë 14 milionë eurove bonuse të lidhura me objektiva sportivë.
Detajet e marrëveshjes:
- Shuma fikse: €57.7 milionë
- Bonuse të mundshme: €14 milionë, të ndara si më poshtë:
- €5 milionë nëse City kualifikohet për Champions League 2026/27
- €1 milion për fitimin e Premier League
- €1 milion nëse Reijnders shpallet lojtari i vitit në Premier League
- €2 milion për fitimin e Topit të Artë
- €2 milion nëse City fiton Champions League 2025/26
- €3 milion për qëndrimin e Reijnders përtej vitit 2030 (nga €1 milion për çdo sezon shtesë)
Nëse Reijnders largohet nga City përpara vitit 2030, Milani përfiton automatikisht të gjithë shumën e bonuseve, pavarësisht nëse objektivat janë arritur apo jo.
Një sukses financiar për Milanin
Ky transferim përfaqëson një nga shitjet më të mëdha në historinë e Milanit, duke sjellë një fitim të pastër prej mbi 40 milionë eurosh, pasi Reijnders ishte blerë për vetëm €20.5 milion nga AZ Alkmaar në vitin 2023.
Flaka














