Formacionet zyrtare: PSG dhe Real Madrid zbulojnë yjet për gjysmëfinalen e madhe
Sonte në mbrëmje, stadiumi MetLife në New Jersey do të jetë skena e një përballjeje madhështore mes dy gjigantëve të futbollit europian: Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës për Klube 2025.
Ndeshja nis në orën 21:00, dhe fituesi do të përballet me Chelsean në finalen e madhe më 13 korrik.
Formacionet zyrtare:
PSG (Luis Enrique): Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes – Neves, Vitinha, Fabian Ruiz – Doué, Dembélé, Kvaratshkelia
Real Madrid (Xabi Alonso): Courtois – Asencio, Rüdiger, Fran García – Tchouameni – Bellingham, Valverde, Arda Güler – Vinicius, Mbappé, Gonzalo García
Kjo ndeshje ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm për përplasjen mes dy skuadrave të mëdha, por edhe për faktin se Kylian Mbappé do të përballet për herë të parë me ish-klubin e tij, PSG, pas transferimit te Real Madrid.
PSG vjen pas një fitoreje bindëse ndaj Bayern Munich, ndërsa Real Madrid eliminoi Borussia Dortmundin në një ndeshje dramatike. Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme në mbrojtje, por janë të mbushura me talent në fazën sulmuese.
Atmosfera në New Jersey është elektrizuese, me mijëra tifozë që kanë mbushur tribunat për të ndjekur këtë duel që mund të quhet pa dyshim si “finalja e parakohshme”.
Flaka














