Media: Vetëm një shqiptar i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes – VMRO-DPMNE shpërblen Latif Arifin

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 09:25

Media: Vetëm një shqiptar i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes – VMRO-DPMNE shpërblen  Latif Arifin

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët. Por ajo që nuk u tha – dhe që është thelbi i lajmit – është kujti i takoi ai një vend pune, shkruan portali Smart News.

Burime të sigurta konfirmojnë se i vetmi punësim për shqiptarët është ndarë për Teuta Arifin, vajzën e Latif Arifit, një figurë publike e njohur për sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës shqiptare, kryeministrit Edi Rama, ambasadorit Denion Meidani. 

Latif Arifi, i cili vetëpozicionohet si “zëri i shqiptarëve të ndershëm”, është edhe drejtues i portalit “Fol”, nga ku – me gjuhë të papërmbajtur – lëshon çdo ditë “armë bërthamore” propagandistike, për të mbrojtur linjën politike të VMRO-DPMNE-së dhe për të sulmuar çdo shqiptar që nuk i përshtatet këtij narrativi.

Punësimi i vajzës së tij vjen pikërisht në këtë kontekst – në një ministri ku 8 pozita do të duhej të ishin të dedikuara për shqiptarët, bazuar në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërsa në praktikë, i vetmi vend është përdorur si shpërblim politik për besnikëri mediatike.

Ironikisht, në shkrimin e tij të fundit, Latif Arifi thotë:

“Mos na shisni turpin tuaj për patriotizëm, shqiptarët nuk jetojnë më me mashtrime.”

Ndërkohë që ky “patriotizëm” i tij rezulton të jetë shumë i përkthyeshëm – në vende pune për familjarët, në pushtet, me zero llogaridhënie.

Rasti shton edhe një kapitull të ri në listën e punësimeve klienteliste të qeverisë së re, ku shqiptarët vazhdojnë të përjashtohen, përveç kur shërbejnë si zëdhënës të politikave maqedonase me emra shqiptarë.

Kjo nuk është thjesht ironi. Kjo është maskaradë.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 09:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.