Ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Mos i përdorni institucionet evropiane për qëllime të brendshme

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 22:03

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Mos i përdorni institucionet evropiane për qëllime të brendshme

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke e përshëndetur vendimin si një hap në drejtim të qartë evropian.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria thekson se çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën duhet të trajtohen në suaza shkencore dhe akademike, jo nëpërmjet vlerësimeve institucionale të progresit drejt Bashkimit Evropian.

“Bullgaria e mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por në përputhje të plotë me kriteret dhe detyrimet e dakorduara. Përpjekjet për të instrumentalizuar institucionet evropiane për qëllime politike të brendshme dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe e minojnë besimin,” thuhet në reagimin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme.

Ky reagim vjen në kohën kur marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit mbeten të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve historike, kulturore dhe gjuhësore, të cilat kanë ndikuar në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 22:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.