Receta e verës: Kus-Kus me domate qershi dhe pesto aromatik
Në episodin e fundit të programit “Në Shtëpinë Tonë”, ku shija dhe kreativiteti kulinar bashkohen çdo ditë, Linda Fishta prezantoi një recetë të thjeshtë, të shëndetshme dhe plot aromë: Kus-Kus me pesto dhe domate qershi.
Kjo pjatë është një kombinim perfekt mes freskisë së domateve qershi dhe aromës së borzilokut, hudhrës dhe menteve që përbëjnë peston e përgatitur në shtëpi. Kus-kusi, i zbutur me lëng perimesh të valuar, krijon një bazë të lehtë dhe të butë që përthith shijen e çdo përbërësi.
Përgatitja është e thjeshtë dhe e shpejtë, duke e bërë këtë recetë ideale si për drekë ashtu edhe për darkë. Mund të shërbehet si një pjatë e plotë vegjetariane, ose si garniturë elegante për mish të pjekur apo perime të grilluara.
Përbërësit kryesorë:
- 200 g kus-kus
- 200 ml lëng perimesh i valuar
- 15 domate qershi
- 1 lugë sheqer kaf
Për peston:
- 1 tufë borzilok
- 1 thelb hudhër
- 2 gjethe mente
- 2 lugë stika pishe
- 3 lugë bajame të qëruara
- 4 lugë parmigiano të grirë
- Vaj ulliri dhe kripë sipas shijes
Linda Fishta sugjeron që domatet të karamelizohen lehtë me sheqer kaf për të nxjerrë ëmbëlsinë natyrale, ndërsa peston ta përgatisni në blender për një teksturë të butë dhe të pasur.
Ky kombinim është një shembull i shkëlqyer i kuzhinës mesdhetare, ku përbërësit e freskët dhe të thjeshtë krijojnë një pjatë që kënaq si shijen, ashtu edhe syrin.
Flaka














