Taravari paralajmëron platformë gjithëpërfshirëse për shqiptarët – Jo për parti, për bashkim kombëtar

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 14:11 Përditësuar

Taravari paralajmëron platformë gjithëpërfshirëse për shqiptarët – Jo për parti,  për bashkim kombëtar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë sot me një deklaratë publike ku paralajmëron prezantimin e një platforme gjithëpërfshirëse, që synon të ofrojë një vizion të përbashkët për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij drejtuar mediave dhe opinionit publik, Taravari theksoi se kjo iniciativë nuk është një projekt partiak, por një thirrje për bashkim kombëtar dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen politike, ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve në vend.

“Le ta tejkalojmë ndarjen. Le t’i bashkojmë energjitë tona për një vizion të përbashkët”, u shpreh Taravari.

Platforma do të bazohet në shtatë shtylla kryesore:

  • Identitet & Traditë – Mbrojtja e gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare
  • Ekonomia për Shqiptarët – Lehtësira për bizneset, mbështetje për bujqësinë dhe iniciativat private
  • Arsimi & Rinia – Rritja e cilësisë arsimore dhe formimi i një elite të re kombëtare
  • Familja & Politikat Sociale – Mbështetje për familjet dhe shtresat më të prekura
  • Shëndetësia – Investime dhe reforma konkrete në komunat shqiptare
  • Zhvillimi Rajonal & Diaspora – Politika për rikthimin dhe përfshirjen aktive të diasporës
  • Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Marrëdhënie strategjike me SHBA, BE dhe aleatët e tjerë

Taravari nënvizoi se kjo platformë do të jetë një hap drejt unitetit, duke ftuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bëhen pjesë aktive e këtij procesi për “një të ardhme më të drejtë, më dinjitoze dhe më të sigurt”.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 14:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.