Aksion policor në Kërçovë: 86 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 11:21

Aksion policor në Kërçovë: 86 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Gjatë pasdites së 9 korrikut, nga ora 16:00 deri në 22:00, në territorin e Kërçovës është zhvilluar një kontroll i koordinuar i trafikut nga Sektori për Punë të Trafikut pranë Byrosë për Siguri Publike, në bashkëpunim me Njësinë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor, shkruan Flaka

Aksioni kishte për qëllim ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa rezultatet flasin për një numër të konsiderueshëm shkeljesh.

Sipas raportit zyrtar, janë sanksionuar gjithsej 86 drejtues automjetesh, prej të cilëve:

  • 25 për ngasje pa leje drejtimi,
  • 10 për automjete me dokumentacion të skaduar (leje qarkullimi dhe polisë),
  • 1 për ngasje nën ndikimin e alkoolit,
  • 2 për drejtim të automjetit pa kategorinë përkatëse,
  • 1 për automjet me drita të pasakta ose jofunksionale,
  • 15 për mosvendosje të helmetës mbrojtëse nga motoçiklistët,
  • 1 për xhama të errësuar pa A-test,
  • 2 për transport publik të udhëtarëve pa kontroll teknik të jashtëzakonshëm,
  • 1 për mungesë të pajisjeve të detyrueshme në automjet,
  • 2 leje drejtimi janë konfiskuar sipas nenit 341 të Ligjit për Siguri në Komunikacion, janë konfiskuar gjithashtu 2 motoçikleta sipas nenit 344 të të njëjtit ligj

Janë marrë masa ndaj 28 pjesëmarrësve të tjerë në trafik për shkelje të tjera.

“Të gjithë shkelësve u janë përpiluar procedurat përkatëse,” thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë e përbashkët në rrugë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 11:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.