Finalja e madhe për Chelsean – Neto: “Shpresojmë ta përfundojmë bukur”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2025 17:13

Finalja e madhe për Chelsean – Neto: “Shpresojmë ta përfundojmë bukur”

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, ka shprehur emocionet e tij pas kualifikimit të skuadrës në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke e cilësuar këtë arritje si rezultat i një pune të palodhur dhe përmirësimi të vazhdueshëm.

“Mendoj se rezultatet flasin vetë. Mënyra se si punuam, mënyra se si i bëmë gjërat, ishte vërtet e mirë. Jemi përmirësuar shumë, por kemi ende shumë për të bërë,” tha Neto pas fitores ndaj Fluminense në gjysmëfinale.

Chelsea ka kaluar një rrugëtim të vështirë në turne, me sfida të shumta taktike dhe fizike, por ka arritur të menaxhojë momentet kritike falë një mbrojtjeje solide dhe një grupi të bashkuar. “Patëm disa momente të vështira për sa i përket kontrollit të lojës dhe i menaxhuam ato me mbrojtjen tonë,” shtoi sulmuesi portugez.

Neto, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të turneut, ka kontribuar me asistime dhe paraqitje të shkëlqyera, duke ndihmuar Chelsean të arrijë finalen ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2025 17:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.