Luis Enrique: “Dembélé është më i miri, e meriton Topin e Artë pa diskutim”
Ousmane Dembélé po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke u shndërruar në liderin absolut të Paris Saint-Germainit. Në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, ai shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren e thellë 4:0 ndaj Real Madridit, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme në sezonin 2024/25.
Ish-ylli i Borussia Dortmundit dhe Barcelonës ka qenë vendimtar në sukseset e PSG-së këtë edicion, duke kontribuar në fitimin e Ligue 1, Ligës së Kampionëve, dhe tani duke udhëhequr skuadrën drejt finales së Botërorit të Klubeve kundër Chelseat.
Trajneri Luis Enrique e ka cilësuar Dembélén si “lojtari më i mirë i sezonit, me një diferencë të madhe”, duke shtuar se ai është “unik, spektakolar dhe i meriton të gjitha – përfshirë edhe Topin e Artë”.
Statistikat e Dembélés janë mbresëlënëse: 35 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat këtë sezon. Ai është lojtari me ndikimin më të madh në sukseset e PSG-së, duke e bërë atë një kandidat të fuqishëm për Topin e Artë, ku rivali kryesor mbetet Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës.
Flaka














