Sancho drejt Juventusit
Me hapa të matur, Jadon Sancho po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një transferimi te Juventusi, duke lënë pas një sezon të vështirë dhe duke kërkuar një rilançim në karrierën e tij. Sipas raportimeve nga La Stampa dhe burime të afërta me klubin, lojtari anglez ka vendosur të vendosë projektin e “Zonjës së Vjetër” në krye të prioriteteve të tij, duke refuzuar interesimin nga klube si Borussia Dortmund.
Sancho ka ulur kërkesat fillestare për pagë, duke treguar gatishmëri për të pranuar një ofertë prej 8 milionë euro në sezon, ndërkohë që drejtori Damien Comolli po punon për të afruar shifrën e kërkuar. Në ditët në vijim pritet që Juventus të paraqesë ofertën zyrtare te Manchester United, me një marrëveshje të afërt rreth 24-25 milionë euro.
Statistikat e sezonit 2024/25:
- Premier League: 31 ndeshje, 3 gola, 5 asistime
- Conference League: 8 ndeshje, 2 gola, 5 asistime
Sancho e sheh Juventusin si një mundësi për të rifituar formën dhe reputacionin e tij, duke pranuar të ulë pagën për të qenë pjesë e një projekti ambicioz në Serie A. Klubi torinez e konsideron si prioritet të merkatos, dhe një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti.
Flaka














