Taravari: Retorika antishqiptare po margjinalizon shqiptarët në institucione

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 22:02 Përditësuar

Taravari: Retorika antishqiptare po margjinalizon shqiptarët në institucione

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se një bashkëqeverisje e BDI-së me VMRO-DPMNE-në do të kishte përkeqësuar edhe më shumë situatën politike dhe institucionale për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“BDI-ja ka një lloj mllefi nga maqedonasit për shkak të pozicioneve që ka pasur. Po të ishte ajo në qeveri me VMRO-në, situata do të ishte më e keqe,” tha Taravari, transmeton Flaka.

Sipas tij, retorika antishqiptare që është përdorur nga partitë maqedonase, sidomos kur ato kanë qenë në opozitë, ka ushqyer një frymë përjashtuese dhe margjinalizuese ndaj shqiptarëve në institucione.

“Ka një valë të re margjinalizimi për shqiptarët, e nxitur nga gjuha politike që përdorej kur ishin në opozitë. Kjo tani po reflektohet në përjashtime reale në pushtet”, shtoi ai.

Taravari theksoi se përfaqësimi i denjë i shqiptarëve nuk varet vetëm nga emrat në qeveri, por nga vullneti politik për barazi reale dhe përfshirje në vendimmarrje.

Taravari: BDI ka nevojë për reformë dhe reflektim nga opozita

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është dashur të kalojë në opozitë pas zgjedhjeve të fundit, si një akt i domosdoshëm për rinovim dhe përgjegjësi politike.

“Momenti i duhur për BDI-në që të shkonte në opozitë ishte pas zgjedhjeve të fundit. Kjo do të ndihmonte edhe vetë partinë për të bërë reforma të brendshme”, tha Taravari, transmeton Flaka.

Ai theksoi se dominimi 20-vjeçar i BDI-së në pushtet ka sjellë stagnim dhe mungesë reflektimi, duke argumentuar se çdo subjekt politik ka nevojë të përballet me opozitën për të kuptuar gabimet dhe për t’u reformuar.

“Sipas meje, largimi i BDI-së nga pushteti do të kishte qenë një akt i shëndetshëm – për vetë partinë, për shqiptarët dhe për shtetin”, u shpreh lideri i Aleancës.

Taravari shtoi se rotacioni politik është jetik për një demokraci funksionale dhe për një skenë politike më të freskët dhe më përfaqësuese.

“Rotacioni politik sjell freski demokratike. Askush nuk duhet të jetë i përhershëm në pushtet”, nënvizoi ai.

Situata më keq se para 10 vitesh – Taravari: VLEN nuk ishte ndryshimi që premtuam

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka pranuar se koalicioni VLEN nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve për ndryshim. Në një intervistë për emisionin “Pressing” në TV7, Taravari tha se realiteti pas njëmbëdhjetë muajve në qeveri ishte zhgënjyes.

“Premtuam ndryshim me VLEN-in, por për fat të keq, nuk arritëm të sjellim atë që qytetarët prisnin. Pas njëmbëdhjetë muajsh në qeveri, të gjithë në çdo institucion thoshin: ‘Nuk jeni ndryshimi’. Situata është më keq se sa para një, dy, pesë, dhjetë vitesh”, deklaroi ai, transmeton Flaka.

Taravari shtoi se ka reflektuar mbi këtë dështim dhe se nuk dëshiron të bëhet pjesë e një projekti politik që nuk i qëndron besnik parimeve të shpallura.

“E ndershme është të tërhiqem dhe ta them troç – ky projekt nuk funksionon më. Nuk dua të jem pjesë e një strukture që nuk i sjell dobi komunitetit tim”, theksoi ai.

Deklarata e Taravarit vjen në një moment kur Aleanca për Shqiptarët ka nisur kontakte të reja politike jashtë VLEN-it dhe duket e gatshme për ripozicionim në skenën politike shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 22:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.