Zyrtare: Devin Booker qëndron në Phoenix deri në 2030
Phoenix Suns kanë bërë histori në NBA duke nënshkruar një zgjatje kontrate rekord me yllin e tyre, Devin Booker. Basketbollisti 28-vjeçar ka firmosur një zgjatje dyvjeçare me vlerë 145 milionë dollarë, që do ta mbajë në Phoenix deri në fund të sezonit 2029/2030. Kjo marrëveshje e re e vendos Booker si lojtarin me pagën mesatare më të lartë në historinë e ligës, me 72.5 milionë dollarë në vit.
Booker ka ende tre vite kontratë ekzistuese, ku do të arkëtojë përkatësisht 53, 57 dhe 61 milionë dollarë. Me zgjatjen e re, totali i kontratës së tij arrin në 316 milionë dollarë për pesë sezone, duke tejkaluar edhe marrëveshjen e fundit të Shai Gilgeous-Alexander me Oklahoma City Thunder, e cila kapte vlerën 285 milionë dollarë për katër vite.
Ky veprim nga Suns vjen në një moment të rëndësishëm për klubin, pas largimit të Kevin Durant dhe ndryshimeve në drejtimin teknik. Booker, i cili ka qenë pjesë e Phoenix që nga viti 2015, shihet si figura qendrore për të ndërtuar të ardhmen e skuadrës. Ai ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar në Phoenix dhe për të sjellë një titull kampioni në qytet.
Flaka














