Gallagher drejt largimit nga Atletico

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2025 22:54

Gallagher drejt largimit nga Atletico

Mesfushori anglez Conor Gallagher mund të jetë në ditët e fundit si lojtar i Atletico Madrid, pasi klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë oferta për të gjatë kësaj vere. Gallagher iu bashkua Atleticos verën e kaluar nga Chelsea për 42 milionë euro, por nuk arriti të konsolidohej si titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Diego Simeones, shpesh duke luajtur jashtë pozicionit të tij natyral.

Sipas Mundo Deportivo, interes konkret ka shfaqur Newcastle United, me trajnerin Eddie Howe që e sheh Gallagher si një përforcim kyç për mesfushën, në një sezon ku objektivi është kualifikimi në Champions League. Gallagher vlerësohet për intensitetin, forcën fizike dhe aftësinë për të depërtuar në zonën kundërshtare – cilësi që përputhen me projektin ambicioz të “Magpies”.

Atletico nuk do të pranojë një ofertë më të ulët se 42 milionë euro, ndërsa vetë lojtari është i vetëdijshëm se me afrimet e reja, roli i tij mund të zvogëlohet. Duke qenë se jemi në një vit Botërori, Gallagher po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit për të siguruar minuta të mjaftueshme. Ironikisht, ndeshja miqësore e planifikuar më 9 gusht kundër Newcastle mund të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e Atleticos.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2025 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.