Leo Messi rikthehet për herë të fundit – ndeshja e lamtumirës në Camp Nou
Barcelona ka vendosur zyrtarisht datën për ndeshjen e lamtumirës së Leo Messit, e cila do të zhvillohet sapo të përfundojë rinovimi i plotë i stadiumit Spotify Camp Nou dhe të hapet me kapacitet të plotë. Klubi ka kontaktuar tashmë familjen e Messit dhe ka marrë miratimin fillestar për organizimin e këtij eventi historik.
Një lamtumirë e vonuar, por e merituar
Pas largimit të papritur në vitin 2021, Messi nuk pati mundësinë të përshëndetej me tifozët në mënyrën që e meritonte. Ndeshja e lamtumirës do të jetë një homazh për legjendën më të madhe të klubit, që ka kontribuar me 672 gola dhe 303 asistime në 778 ndeshje për Barcelonën.
Kur do të zhvillohet ndeshja?
Sipas raportimeve, ndeshja do të organizohet në sezonin 2026–2027, gjatë inaugurimit të plotë të stadiumit të rinovuar. Ndërkohë, Camp Nou do të hapet pjesërisht më 10 gusht 2025 për ndeshjen e Trofeut Joan Gamper, por kapaciteti i plotë do të arrihet më vonë.
Messi i emocionuar për rikthimin
Në një intervistë pas marrjes së Topit të Artë në vitin 2023, Messi shprehu dëshirën për t’u përshëndetur me tifozët në mënyrë të denjë: “Barcelona është shtëpia ime. Do të isha i lumtur të isha aty për një ndeshje lamtumire”.
Flaka














