15 korriku vendimtar për të ardhmen e Conceição te Juventusi
E ardhmja e Francisco Conceição te Juventusi është në pikëpyetje, teksa afati për të përmbyllur marrëveshjen me Porton po afron me shpejtësi. Më 15 korrik, klauzola e lirimit të sulmuesit portugez do të rritet nga 30 në 45 milionë euro, duke e bërë operacionin më të vështirë për klubin italian.
Conceição, i cili u huazua te Juventusi sezonin e kaluar për një tarifë prej 7 milionë eurosh, ka pasur një sezon pozitiv dhe ka fituar simpatinë e tifozëve dhe stafit teknik. Ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino, ndërsa Juventusi po përpiqet të arrijë një marrëveshje për blerjen e tij përfundimtare.
Sipas raportimeve nga Portugalia dhe Italisë, Porto është e gatshme të pranojë një ofertë prej 25 milionë eurosh, ndërsa Juventusi ka paraqitur një propozim prej 22 milionë eurosh, duke lënë një diferencë të vogël për t’u negociuar.
Nëse marrëveshja nuk finalizohet para datës 15 korrik, klauzola e re prej 45 milionë eurosh mund ta bëjë transferimin të papërballueshëm për Juventusin. Megjithatë, lojtari ka refuzuar interesimin nga klube të tjera dhe ka dhënë përparësi qëndrimit në Torino.
Flaka














