Pas 18 vitesh në futbollin europian, ylli argjentinas Angel Di Maria është rikthyer në vendlindje për të veshur sërish fanellën e klubit të fëmijërisë, Rosario Central. Ndeshja e tij e parë pas rikthimit u zhvillua sot në stadiumin “Gigante de Arroyito”, ku mbi 46 mijë tifozë e pritën me entuziazëm dhe kënduan emrin e tij pa ndërprerje.
Momenti i daljes në fushë ishte tejet emocional: Di Maria nuk arriti t’i mbante lotët, duke shpërthyer në të qara nga emocionet e rikthimit. “Ky është një nga momentet më të bukura të jetës sime,” tha ai më herët në konferencën për shtyp.
Pas një karriere të lavdishme me klube si Real Madrid, PSG, Juventus dhe Benfica, si dhe me trofe të fituar me Argjentinën, përfshirë Kupën e Botës 2022, Di Maria ka zgjedhur të mbyllë ciklin e tij futbollistik aty ku gjithçka nisi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Korrik, 2025 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.