Enis Bardhi firmos me Konyaspor – rikthim në Superligën turke

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2025 20:06

Enis Bardhi firmos me Konyaspor – rikthim në Superligën turke

Mesfushori i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka zyrtarizuar transferimin e tij te Konyaspor, duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 20272. Ky lëvizje vjen pas një sezoni të vështirë me Bodrum FK, skuadër që ra nga elita e futbollit turk, duke detyruar Bardhin të kërkojë një alternativë të re për karrierën e tij.

Bardhi, i cili më parë ka luajtur për Trabzonspor, Levante në La Liga dhe Ujpest në Hungari, do të veshë fanellën me numrin 10 te Konyaspor. Transferimi u zyrtarizua gjatë një ceremonie në kampin stërvitor të klubit në Erzurum, ku mori pjesë edhe drejtuesi i futbollit të Konyasporit, Yusuf Küçükbakırcı.

Gjatë sezonit të kaluar me Bodrum FK, Bardhi regjistroi 2 gola dhe 4 asistime në 31 ndeshje, duke treguar vazhdimësi dhe përvojë në mesfushë. Konyaspor, që do të garojë në Trendyol Süper Lig, e sheh Bardhin si një përforcim kyç për sezonin e ri, duke synuar stabilitet dhe kreativitet në mesfushë.

Ky transferim është një rikthim i rëndësishëm për Bardhin në futbollin elitar turk dhe një mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në një skuadër ambicioze.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2025 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.