Inaugurimi i një pjese të rrugës Kërçovë–Ohër, kaloi nën hijen e mungesës së gjuhës shqipe!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 23:15

Inaugurimi i një pjese të rrugës Kërçovë–Ohër, kaloi nën hijen e mungesës së gjuhës shqipe!

Në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të autostradës Preseka–Pesoçan, pjesë e aksit Kërçovë–Ohër, ajo që ra në sy ishte mungesa e gjuhës shqipe në tabelat rrugore. Mbishkrimi që tregon kilimetrat drejt Shkupit dhe Kërçovës, ishin vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze, shkruan Flaka.

“Kjo është një qeveri që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me koalicionin VLEN dhe partinë politike ZNAM. Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e premtojmë – e realizojmë”, tha Mickoski.

Në inaugurimin e këtij segmenti mori pjesë edhe zv.kryeministri Izet Mexhiti, i cili e përgëzoj këtë investim.

“Si Qeveri, kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar projekte që e nxjerrin vendin nga izolimi dhe e vendosin në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes europiane”, tha Mexhiti.

Edhe në pjesët ku punohet ende në këtë autostradë, sinjalistika në kantier është vetëm në maqedonisht.

Edhe në fund të muajt qershor, mediat raportuan që tabelat rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës, gjuha shqipe ishte zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë veendosur vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 23:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.