Çfarë të konsumoni në mëngjes për energji dhe shëndet
Një mëngjes i balancuar është themeli i një dite të suksesshme. Ekspertët e ushqimit sugjerojnë alternativa të ndryshme për të gjitha grupmoshat dhe nevojat shëndetësore, duke përfshirë fëmijët, personat me sëmundje kronike dhe ata që preferojnë traditën e të gatuarit në shtëpi.
8 zgjedhje të rekomanduara për mëngjes të shëndetshëm:
- Kos i bërë vetë + tërshërë + fara lini + fruta pylli + mjaltë + kanellë Për kontrollin e peshës dhe balancimin e sheqerit në gjak.
- Kek me vaj ulliri + qumësht Ideal për fëmijë me “naze” dhe për ata që duan të shtojnë në peshë.
- Bukë thekre + gjalpë kikiriku/susami + qumësht + mollë I pasur me proteina, fibra dhe magnez – për energji të qëndrueshme.
- Biskota me tërshërë + fara kungulli + fruta të thata + mjaltë + qumësht dhie Për fëmijë me ngarkesë në shkollë – ndihmon përqendrimin.
- Kos + avokado + kastravec + fara chia + kuinoa I përshtatshëm për ata me hipertension dhe sëmundje të zemrës.
- Bukë thekre + vezë të zier + domate + sallatë + salcë me kos, gjizë, avokado, koper Për ata që merren me aktivitet fizik – balancë mes proteinave dhe fibrave.
- Lëng panxhari + selino + qitro + xhenxhefil + spinaq + kos me bajame dhe fara lini Detoksifikues dhe i pasur me antioksidantë – për tension të lartë.
- Trahana me vaj ulliri dhe djathë dhie Zgjedhje tradicionale për ata që preferojnë shijen e fëmijërisë.
Flaka














