Liverpool synon Viníciusin – 130 milionë euro oferta
Klubi anglez Liverpool ka hyrë fuqishëm në skenën e merkatos verore, duke synuar një goditje të madhe: transferimin e Vinícius Júnior nga Real Madrid. Sipas raportimeve nga “DefensaCentral”, The Reds janë të gatshëm të ofrojnë 130 milionë euro (100 milionë fikse + 30 milionë në bonuse) për anësorin brazilian, duke përfituar nga ngërçi në negociatat për rinovimin e kontratës së tij.
Pavarësisht se kontrata aktuale e Viníciusit zgjat deri në vitin 2027, Real Madrid nuk ka arritur ende të finalizojë marrëveshjen e re, duke shkaktuar pasiguri dhe shqetësim në radhët e klubit. Liverpool, nga ana tjetër, po përgatitet të shesë Luis Díaz për një shumë afër 90 milionë euro, dhe një pjesë e fitimit do të përdoret për të financuar ofertën për Viníciusin.
Vetë lojtari ka deklaruar disa herë se dëshiron të qëndrojë në Madrid, por mosmarrëveshjet ekonomike, veçanërisht krahasimi me pagën e mundshme të Kylian Mbappé, po e zvarrisin procesin. Real Madrid nuk është i gatshëm t’i ofrojë Viníciusit një pagë më të lartë se ajo që mund t’i jepet francezit, në rast se ai nënshkruan me klubin.
Nëse situata nuk zgjidhet shpejt, Liverpooli është gati të godasë, duke tentuar të bindë Viníciusin për një ndryshim të madh në karrierë dhe një kalim në Premier League.
Flaka














