Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 11:12

Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin

Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i saj me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan Flaka

“E vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht,” shkruan Selmani, duke akuzuar Qokun për përjashtimin e saj në mënyrë “të fshehtë, klandestine dhe pa asnjë bazë ligjore”, me bekimin e partnerëve të tij politikë – VLEN-it.

Ajo deklaron se për një kohë ishte e mashtruar dhe se kishte rënë pre e një propagande të ndërtuar nga vetë bashkëpartiakët e Qokut, duke përmendur me emër Izet Zeqirijahin. “Nëse mua m’i bënë këto pas shpine, imagjinoj si kanë vepruar me ju,” i ka thënë Taravarit në takim, sipas saj.

Në mesazhin e saj publik, Selmani i kërkon ndjesë Taravarit për akuzat e mëparshme që ia kishte bërë pa të drejtë, e ndikuar nga, siç thotë, “një besim i verbër dhe një propagandë gebelsiane.”

Ajo thekson se ky ballafaqim nuk kishte për qëllim të shfajësonte veten, por për të ruajtur dinjitetin dhe për të mbrojtur të vërtetën. “Kush ka guxim të përballet me të vërtetën, ka edhe dinjitetin, dhe fiton edhe respektin,” përfundon Selmani. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 11:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.