Rihanna debuton në tapetin e kuq me djemtë e saj – emocion dhe elegancë në premierën e ‘Smurfs’”
Këngëtarja e njohur Rihanna, 37 vjeç, u shfaq e mrekullueshme në premierën e filmit të animuar “Smurfs” të dielën në Los Angeles, duke debutuar në tapetin e kuq së bashku me djemtë e saj RZA dhe Riot. E veshur me një fustan elegant nga Saint Laurent, që theksonte barkun e saj të shtatzënisë, Rihanna u shfaq e qeshur dhe e ndriçuar, vetëm pak ditë pas funeralit të babait të saj, Ronald Fenty, i cili ndërroi jetë më 30 maj nga kanceri pankreatik.
Në një intervistë gjatë premierës, Rihanna tregoi se djemtë janë të lumtur për ardhjen e fëmijës së tretë, por nuk zbuloi nëse do të jetë vajzë. Ajo tha se gjithmonë ka dashur një vajzë dhe se emri i fëmijës do të fillojë me shkronjën “R”, duke ndjekur traditën familjare.
Festa e premierës u mbajt në Paramount Studios, ku morën pjesë edhe yje si Hannah Waddingham, John Goodman, Billie Lourd dhe Nick Offerman, të cilët pozuan me personazhet e filmit në tapetin blu. Rihanna, e cila luan rolin e Smurfette në film dhe ka kontribuar në soundtrack-un me këngën “Friend Of Mine”, u shfaq e përkushtuar ndaj projektit dhe familjes së saj.
Ky moment i veçantë vjen në një periudhë emocionale të ndërlikuar për këngëtaren, e cila po përballet me shtatzëninë, humbjen e babait dhe sfidat ligjore të partnerit të saj A$AP Rocky. Megjithatë, pamjet nga premierë tregojnë një Rihanna të fortë, të qetë dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe karrierës.
Flaka














