A duhet t’i hani farat e shalqirit? Ja përfitimet dhe rreziqet
Shalqiri nuk është vetëm fruti më freskues i verës, por edhe një burim i pasur i antioksidantëve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike. Por surpriza më e madhe fshihet në farat e tij – të vogla, të zeza dhe shpesh të hedhura, ato janë në fakt superushqim i vërtetë.
Çfarë përmbajnë farat e shalqirit?
- Proteina bimore dhe aminoacide esenciale
- Magnez, hekur, kalcium, folat, zink, kalium, fosfor
- Yndyrna të shëndetshme (omega-6, acid oleik)
- Flavonoide dhe likopen me efekt anti-inflamator
5 përfitime kryesore për shëndetin:
- Rrit energjinë – 158 kalori për 30g, me proteina të krahasueshme me arrat
- Ndihmon tretjen – fibra të patretshme dhe yndyrna të pangopura
- Forcon imunitetin dhe muskujt – për shkak të mineraleve esenciale
- Mbron zemrën – ul kolesterolin dhe rregullon presionin e gjakut
- Parandalon sëmundjet kronike – likopeni ndihmon kundër kancerit dhe inflamacionit
5 rreziqe të mundshme:
- Probleme gastrointestinale (gazra, fryrje, kapsllëk)
- Marrje e lartë e yndyrnave (13g për 30g fara)
- Rrezik mbytjeje për persona me vështirësi në gëlltitje
- Alergji ose ndjeshmëri ndaj farave
- Acid fitik që pengon thithjen e mineraleve si hekuri dhe zinku
Si t’i konsumoni:
- Të pjekura si snack
- Të përziera në smoothie, granola, kos, sallata
- Të bluara në bukë, ëmbëlsira apo humus
- Të sprukatura mbi sanduiçe apo tortilla
Flaka














