Flaka thumbon: 7 vjeçari që tronditi Kumanovën – Montazhe, meme dhe tallje
Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të dhënë në një intervistë për TV21, dhe transmetimit të lajmit në Flaka, se kishte filluar të protestonte për të drejtat e shqiptarëve që në moshën 7-vjeçare në Kumanovë, rrjetet sociale u përfshinë nga talljet dhe memet.

“Ka protestu të ia heqin pelenën”, shkruan një komentues.
“Tash po e mashtrojnë dhëmbët, atëherë e mashtrojke sistemi”, ironizon një tjetër.
“Ky ka qenë në demonstratat e ’68-ës me karrocë, e në ’81-shin si organizator me shishe qumështi,” vazhdojnë komentet me humor të zi.

Me qindra reagime ironike, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë krijuar edhe meme me montazhe satirike, duke e vendosur figurën e Fetait në skena ikonike të historisë shqiptare – nga një lapidar në Prishtinë, te presidenca e Kosovës, e deri te një djalosh me teshat e arnuara në marsh proteste.

Ndërkohë, rrjeti thumbon edhe Flakën për pasqyrimin e lajmit, duke e quajtur me sarkazëm:
“Lajmi që s’na duhej – por që na qeshi gjithë dita.”
Shënim i redaksisë: Ky është vërtet lajmi që s’na duhej. Po na vjen turp edhe ta botojmë.
“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”
(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media














