Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Let pe lun”, një këngë që premton të jetë hiti i verës 2025.
Ky është bashkëpunimi i dytë mes artistëve, pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Ma Kthe”, e cila u publikua rreth dy muaj më parë dhe u prit me entuziazëm nga publiku. Të dy artistët kanë sjellë një videoklip energjik dhe veror, të realizuar nga SUPERCUT Studio, me muzikë dhe produksion nga BIGDEAL RECORDS.
Në tekstin e këngës, Ledri dhe Xhensila sjellin një mesazh flirtues dhe ritmik, të shoqëruar me melodi nga Endrit Mumajesi (MUMA) dhe Elinel, duke krijuar një atmosferë që përputhet me netët e nxehta të korrikut dhe gushtit.
Kënga është publikuar në YouTube dhe platforma të tjera muzikore, dhe ka nisur të qarkullojë me ritme të shpejta në lokale, klube nate dhe rrjetet sociale, duke u cilësuar si një nga projektet më të suksesshme të kësaj vere.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Korrik, 2025 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.