Liverpool gati të paguajë €135 milionë për Isakun

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2025 19:32 Përditësuar

Liverpool gati të paguajë €135 milionë për Isakun

Liverpool FC ka kontaktuar zyrtarisht Newcastle United për të nënshkruar me sulmuesin suedez Alexander Isak, por ka marrë një refuzim të prerë nga klubi bardhezi. Newcastle nuk ka ndërmend ta shesë yllin e saj dhe është duke përgatitur një rinovim kontrate me kushte të përmirësuara, që do ta bënte Isak lojtarin më të paguar në historinë e klubit.

Liverpool, megjithatë, është gati të paguajë deri në €135 milionë për kartonin e Isakut, duke e bërë këtë një nga ofertat më të mëdha në historinë e Premier League.

Me refuzimin e Newcastle, Arne Slot po shqyrton alternativa të tjera, ku në krye të listës është Hugo Ekitike, sulmuesi i Eintracht Frankfurt, i cili vlerësohet mes €80–85 milionë. Ekitike është gjithashtu në radar të Newcastle dhe Chelsea, por Liverpool mund të hyjë fuqishëm në garë nëse dështojnë negociatat për Isak.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2025 19:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.