Manchester United po ndjek nga afër situatën e Nicolas Jackson, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga Chelsea gjatë kësaj merkatoje veror. Pas ardhjes së Joao Pedro dhe Liam Delap, Jackson ka humbur statusin si titullar dhe është kthyer në zgjedhjen e tretë në repartin ofensiv.
Chelsea është e hapur për ta shitur lojtarin nëse vjen një ofertë e përshtatshme, edhe pse klubi e vlerëson atë deri në €115 milionë, ndërkohë që vlera e tij aktuale në treg është rreth €65 milionë.
Përveç Manchester United, interes për Jackson kanë shfaqur edhe Aston Villa, AC Milan dhe Napoli, ndërsa Unai Emery e njeh mirë lojtarin nga koha e tyre te Villarreal.
Jackson ka shënuar 44 gola në karrierë, por kritikat për mungesë përqendrimi para portës dhe kartonë të panevojshëm kanë ndikuar në vendimin e Chelseas për të kërkuar alternativa.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Korrik, 2025 22:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.