Meidani, vizitë joformale në Tetovë, viziton infoqendrën e qytetit
Sot, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një vizitë joformale në qytetin e Tetovës, ku ka takuar qytetarë dhe ka parë nga afër disa nga vlerat kulturore dhe historike që përfaqëson kjo trevë shqiptare.
Gjatë qëndrimit në Tetovë, Ambasadori vizitoi Infoqendrën e qytetit, një hapësirë publike e cila ofron një pasqyrë të gjerë për historinë, trashëgiminë kulturore dhe potencialin turistik të qytetit.
Në këtë vizitë, prezantimi u bë nga Ylber Jahiu, punonjës i Komunës së Tetovës, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm i shpalosi Ambasadorit Meidani vlerat dhe resurset historike, kulturore dhe turistike të Tetovës.

”Sot kisha nderin të mirëpres në Tetovë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë shkëlqesinë e tij Ambasadorin #DenionMeidani të cilin e njoftova nga afër për trashëgiminë kulturore të Tetovës dhe rolin e Infoqendrës”, u shpreh Jahiu.
Vizita u cilësua si një sinjal pozitiv për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përforcimin e lidhjeve mes Tetovës dhe përfaqësive diplomatike shqiptare në rajon. Flaka














