VLEN: Një vit qeverisje me rezultate konkrete – Plani për punësim 2025 me buxhet rekord

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 12:43

VLEN: Një vit qeverisje me rezultate konkrete – Plani për punësim 2025 me buxhet rekord

Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të VLEN kanë prezantuar bilancin e arritjeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, që drejtohet nga kjo forcë politike, duke theksuar se një vit pas marrjes së përgjegjësisë, reformat e premtuara kanë nisur të japin frytet e para.

“Ishte një vit sfidash, por mbi të gjitha, një vit i punës së palodhur, i politikave të drejta dhe vendimeve që reflektojnë vërtet nevojat e qytetarëve,” theksoi përfaqësuesi i Ministrisë.

Një ndër arritjet kryesore të theksuara është Plani Operativ për Punësim për vitin 2025, i cilësuar si më i madhi ndonjëherë në vend, me një buxhet rekord prej 2.5 miliardë denarësh, që synon mbi 16 mijë qytetarë. Në këtë kuadër janë përmendur grantet deri në 20 mijë euro për bizneset e reja, si dhe masat për punësimin e kategorive të vështira, përfshirë trajnime praktike dhe mbështetje të drejtpërdrejtë.

“Një numër rekord aplikimesh, 6.026 vetëm nga katër thirrjet e para, dëshmon besimin që qytetarët kanë ndaj këtij vizioni të ri ekonomik,” u tha gjatë konferencës.

VLEN raportoi se ka ndërmarrë masa konkrete kundër rritjes së çmimeve, përmes kufizimit të marzhave për mbi 1.000 produkte. Si rezultat, inflacioni është në rënie, ndërsa ushqimet janë më të përballueshme për familjet.

Një risi e rëndësishme e këtij viti ishte edhe ligji për punësim fleksibil, që për herë të parë siguron të drejta sigurimi dhe pensioni për punëtorët sezonalë në bujqësi, hotelieri dhe kujdes familjar. Sipas përfaqësuesve të VLEN, kjo përbën “drejtësi sociale në veprim.”

Në fjalën për mediat u përmend gjithashtu se është në fazë përfundimtare shporta zyrtare konsumatore, një mjet që do të shërbejë si bazë për politika ekonomike më të sakta. Së bashku me këtë, është në zhvillim një aplikacion për krahasimin e çmimeve, që do t’u ndihmojë qytetarëve të informohen më mirë për vendet me çmime më të ulëta.

Për zhvillimin industrial, është ndarë buxhet i veçantë për digjitalizim, certifikime ISO dhe HALAL, zejtari dhe laboratorë, ndërsa është rritur edhe kapaciteti inspektues – me 20% për Inspektoratin e Punës dhe 15% për Inspektoratin e Tregut – për të garantuar një treg pune dhe konsumi më të drejtë dhe të sigurt.

Në përfundim të konferencës, u theksua:
“Të gjitha këto janë më shumë se statistika, janë tregues të një qeverisjeje që nuk flet me fjalë, por me vepra. Ky është vetëm fillimi.”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 12:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.