Pas një periudhe në Arabinë Saudite me Al-Nassr, Stefano Pioli është zyrtarisht trajneri i ri i Fiorentinës, duke u rikthyer në Serie A me ambicie të larta dhe një mesazh të qartë për rivalët. Në konferencën e prezantimit, Pioli nuk kurseu një thumb ndaj Massimiliano Allegrit, duke thënë:
“Allegri nuk na përmendi si pretendentë për në katër vendet e para të renditjes? E shkrova këtë në mur që lojtarët ta shihnin…”
Pioli, që ka firmosur një kontratë trevjeçare deri në vitin 2028, ka drejtuar më parë Fiorentinën nga 2017 deri në 2019, dhe rikthehet me synimin për të çuar skuadrën në Champions League dhe për të fituar një trofe gjatë mandatit të tij.
Me këtë deklaratë, ai ka vendosur tonin për sezonin e ri, duke sfiduar trajnerët si Allegri (Milan) dhe Conte (Napoli), në një Serie A që po përjeton një valë të re rivalitetesh.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Korrik, 2025 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.