FLEN përgjumur, qytetarët të mashtruar – ASH kërkon mbyllje të vërtetë të kazinove

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 08:51

FLEN përgjumur, qytetarët të mashtruar – ASH kërkon mbyllje të vërtetë të kazinove

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj propagandës që po bëhet në opinion lidhur me ligjin e ri për lojërat e fatit, duke akuzuar partnerët e rinj të pushtetit se po mashtrojnë qytetarët me deklarata të paqëndrueshme dhe të pambështetura në tekstin ligjor.

Në një reagim zyrtar, ASH nënvizon se, ndonëse thuhet se kazinot dhe bastoret do të largohen nga shkollat, në realitet ligji jo vetëm që nuk i ndalon, por përmes përjashtimeve të strukturuara, i legalizon dhe i riorganizon.

“Pavarësisht propagandës se do të mbyllen kazinot dhe bastoret pranë shkollave, teksti ligjor flet ndryshe: bixhozi jo vetëm që nuk mbyllet, por institucionalizohet me përjashtime të rrezikshme që dëmtojnë familjen dhe të rinjtë tanë.” – thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia citon në detaje Nenin 24 të ligjit, për të dëshmuar se:

  • Kazino dhe klube automatësh lejohen të funksionojnë në hapësira të veçanta (paragrafi 1);
  • Distanca 500 metra nga shkollat vlen vetëm për kazinot dhe lojërat elektronike (paragrafi 2);
  • Bastoret janë përjashtuar nga ky kusht, dhe mund të qëndrojnë afër shkollave (paragrafi 3);
  • Vetëm pajisjet elektronike ndalohen në bastoret pranë shkollave, jo bastet vetë (paragrafi 4);
  • Matja e distancës lë hapësirë për manipulime, pasi bëhet nga kompani private (paragrafi 5);
  • Vendimmarrja i lihet në dorë Agjencisë për Kadastër, jo institucioneve arsimore (paragrafi 6).

“Ky është një ligj që nuk synon mbylljen, por riorganizimin dhe zgjatjen e jetës së industrisë së bixhozit në formë të rregulluar.” – thekson ASH.

Për këtë arsye, Aleanca kërkon mbyllje reale dhe të pakushtëzuar të të gjitha formave të bixhozit pranë institucioneve arsimore dhe zonave të banuara.

Në përfundim, kritika të ashpra u drejtuan ndaj koalicionit VLEN, të cilët ASH i akuzon për papërgjegjësi:

“I bëjmë thirrje grupimit FLEN të lexojë me kujdes ligjin që u është servuar nga partneri i tyre strategjik – në vend që të dalin të përgjumur në opinion dhe të flasin broçkulla, gënjeshtra dhe mashtrime.”

“Deklaratat e tyre mbi ligjin e ri japin përshtypjen se as nuk e kanë lexuar tekstin ligjor që po e mbrojnë kaq verbërisht. Kjo është papërgjegjësi, mungesë serioziteti dhe fyerje për qytetarët.” Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 08:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.