Florian Wirtz te Liverpool – Klopp komenton transferimin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2025 13:01

Florian Wirtz te Liverpool – Klopp komenton transferimin

Jurgen Klopp, ish-trajneri legjendar i Liverpoolit, ka reaguar për herë të parë pas transferimit rekord të Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te “Reds”, për një shumë që kap vlerën e 137.5 milionë eurove.

Në një intervistë për RTL/NTV, Klopp e cilësoi Wirtzin si një talent të jashtëzakonshëm, por shtoi se ai mbetet një enigmë taktike për trajnerin e ri Arne Slot, duke qenë se nuk është e qartë se në cilin pozicion do të aktivizohet mesfushori gjerman.

Sezonin e kaluar, Wirtz realizoi 16 gola dhe 15 asistime me Leverkusen, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur në Evropë.

Sipas analizave në Angli, Wirtz mund të luajë:

  • si mesfushor qendror ofensiv (pozicioni ku shkëlqeu te Leverkusen)
  • si 9 i rremë, duke krijuar hapësira për sulmuesit anësorë
  • krahun e majtë, si zëvendësues i mundshëm për Luis Diaz
  • si mesfushor i thelluar, në një formacion me tre mesfushorë

Klopp shtoi:

“Kjo do të jetë absolutisht fantastike, jam i sigurt… Ata kanë nënshkruar me një talent të jashtëzakonshëm si Florian Wirtz. Liverpooli ia doli mbanë. Mezi pres ta shoh në fushë. Do të jetë fantastike.”

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2025 13:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.