Ibrahimovic rrëfen përvojën te United

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2025 13:48

Ibrahimovic rrëfen përvojën te United

Në një rrëfim të sinqertë dhe provokues, Zlatan Ibrahimovic ka ndarë përvojën e tij te Manchester United, duke e cilësuar klubin si “një surprizë” për shkak të mentalitetit të vogël dhe të mbyllur, pavarësisht reputacionit si një nga klubet më të pasura dhe më të fuqishme në botë.

Në një episod të pazakontë, Zlatan tregon:

“Një ditë ishim në hotel para ndeshjes. U ndjeva i etur dhe hapa minibarin – mora një lëng frutash. Kur më erdhi fletëpagesa, më kishin zbritur një paund. Pyeta menaxherin: ‘Pse?’ Ai tha: ‘Ishte për lëngun.’”

Ibrahimovic u shpreh i habitur:

“Nuk isha në pushime, isha në punë për klubin. Nuk mund të dal në fushë i dehidratuar. Në Itali nuk ndodh diçka e tillë. Detaje të tilla bëjnë diferencën dhe tregojnë respektin për lojtarët.”

Ai shtoi se çdo ditë duhej të tregonte dokumentet për të hyrë në qendrën stërvitore:

“I thosha rojes: ‘Shoku, vij këtu çdo ditë prej një muaji. Jam lojtari më i mirë në botë. Nëse ende nuk më njeh, je në vendin e gabuar.’”

Zlatan luajti për Manchester United nga 2016 deri në 2018, duke shënuar 29 gola në 53 ndeshje dhe duke fituar Europa League, League Cup dhe Community Shield.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2025 13:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.