Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 08:43 Përditësuar

Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mkse ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari të kafiterisë “1Sh” e cila është në pronësi të zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri. 

“Procedurat mbi lëndën janë duke vazhduar dhe pas përcaktimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret një vendim në një seancë publike të KSHPK-së”, thanë nga KSHPK për Portalb.mk

Kujtojmë që Portalb.mk muajin e kaluar zbuloi se mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet MexhititKaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy. Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit. Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes DemokratikeKomuna e Çairit s’i komentoi transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera. Zëvendësministrjatheksoi se është vetëm pronare dhe se nuk merret me pjesën e pagesave, transmeton Flaka.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 08:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.