Udhëheqësin e kombit Ali Ahmeti, e sulmon ministri i Gligorovit, Xhevdet Hajredini

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 09:56 Përditësuar

Udhëheqësin e kombit Ali Ahmeti, e sulmon ministri i Gligorovit, Xhevdet Hajredini

Ka dalur në skenë dhe po e sulmon figurën e Udhëheqësit të Kombit Ali Ahmeti, një mbetje politike shqiptare, me emrin Xhevdet Hajredini!
Ish Ministri i Qeverisë së Presidentit antishqiptar Gligorov, Xhevdet Hajredini, është një plak matuf, që edhe me surrat të shkapërderdhur, mbetet dëshmi, se është përfaqësues i regjimeve të vjetra, të atyre regjimeve antishqiptare në IRJ të Maqedonisë së Veriut, që kanë mbetur njolla të zeza të historisë!
Me deklarimet dhe intervistat e tij, ky po shihet qartë se është një format politikani, mbetje e atyre kohërave të errëta, kur shqiptarët në Maqedonine e Veriut, ishin lënda e parë e laboratorit antishquptar në ish-Jugosllavi!

Xhevdet Hajredini, ish qeveritari shqiptar kukull në regjimin e Gligorovit, sot me sjelljet e tij kundër Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Ali Ahmeti, po dëshmon se vetëm është kopje besnike i asaj kohe kur shqiptarët jo vetëm vuanin shumë, por edhe rriheshin e torturoheshin pa mëshirshëm!

Kur ishte ministër ky tipi, shqiptarët jo vetëm burgoseshin e denoheshin me vite të tëra burg, por e kishin të ndaluar çdo gjë kombëtare, madje edhe të folurit e gjuhes shqipe dhe përdorimin e flamurit kombëtar!
Në kohën kur kishin shumë pak të drejta elementare shqiptarët e asaj kohe, atëherë kur shqiptarët shpërnguleshin dhe degdiseshin në Turqi e vende të tjera të ndryshme të botes , Xhevdet Hajredini, ishte Ministr i Financave në IRJM në kohën e Presidentit Kiro Gligorov!

Çfarë ka që e mundon këtë ministër vegël e kukull pushtetesh e klanesh, anëtar puthador, te kabinetit qeveritar, te periudhes famkeqe te Gligorovit?

Shihet qartë, se këtë ish Ministër, e pengon takimi i Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti me Presidentin e Nënë Shqipërisë, me të nderuarin Bajram Begaj!
Kush e shtynë të reagojë për takimin e Ali Ahmetit me Presidentin Bajram Begaj, a e shtyjnë padronët maqedonas, a e shtyjnë klanet antishqiptare apo e shtynë shpirti i tij i zi?
Cilado që të jetë, është antishqiptare, është antikombetare dhe është anti euroatlantike!

Xhevdet Hajredini, thirri mendjes dhe vëja gishtin kokës, më i ditur se kaq që je kurrë nuk bëhesh, lidhe inatin e keq që e ke dhe mos ua bëjë qejfin maqedonëve antishqiptar!

Të ka ikur koha jote!
Të ka vdekur Gligorovi!
Nuk të ka hije të dalësh kundër takimeve të Komandant Ali Ahmetit dhe Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, nuk e ndalë dot rrjedhën, je pa fuqi!

Mos e turpëro familjen tënde, mos i turpëro nipat dhe mbesat!
Populli, Atdheu e Kombi, nuk t’i falin gabimet!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 16 Korrik 2025!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 09:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.