Chelsea kërkon Rodrygon

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 22:48

Chelsea kërkon Rodrygon

Pas një periudhe të fokusuar te talentet e rinj, Chelsea mund të bëjë një përjashtim këtë verë, duke synuar një emër të madh: Rodrygo Goes. Sipas raportimeve nga Defensa Central, Real Madrid është i hapur për shitjen e brazilianit, i cili ka humbur hapësirë pas ardhjes së Kylian Mbappé dhe nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso.

Rodrygo, vendimtar në dy triumfet e fundit të Champions League, ka luajtur shumë pak në Kupën e Botës për Klube, duke sinjalizuar një rol të reduktuar në skuadër.

Chelsea ka paraqitur një ofertë shkëmbimi: Nicolas Jackson + Joao Felix për Rodrygon, por Real Madrid preferon pagesë direkte, pasi synon të forcojë mbrojtjen dhe mesfushën.

Rodrygo është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, me Liverpool, Arsenal dhe Manchester City që gjithashtu kanë shfaqur interes. Real Madrid ka vendosur një çmim prej €100 milionë për lojtarin.

Nga ana tjetër, Jackson dhe Felix nuk janë më në planet e Enzo Marescas, veçanërisht pas performancave të mira të Joao Pedro dhe Liam Delap në Kupën e Botës për Klube.

E ardhmja e Rodrygos mbetet e hapur, por kjo verë mund të jetë moment kthese për karrierën e tij.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2025 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.