EVN Maqedoni dhe Instituti i Inxhinierisë nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 11:31

EVN Maqedoni dhe Instituti i Inxhinierisë nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik

Kompania energjetike EVN Maqedoni dhe Instituti i Inxhinierisë së Maqedonisë kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik, e cila synon të forcojë bashkëpunimin në fushat e inovacionit, kërkimeve shkencore, zhvillimit të projekteve të qëndrueshme dhe edukimit të brezit të ri të inxhinierëve.

Ky bashkëpunim synon të krijojë një platformë të përbashkët për shkëmbim përvojash, si dhe të lehtësojë përfshirjen praktike të studentëve dhe inxhinierëve të rinj në tregun e punës.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Bordi i Drejtorëve të EVN Maqedoni dhe drejtuesit e Institutit të Inxhinierisë së Maqedonisë.

“Ky partneritet strategjik do të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, si dhe do të formësojë të ardhmen e energjisë në vend”, deklaroi kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier.

Fokus në zhvillim të qëndrueshëm dhe inxhinieri moderne

Përmes marrëveshjes, të dy institucionet do të bashkëpunojnë për:

  • Nxitjen e inovacionit dhe zhvillimeve inxhinierike në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Mbështetjen e hulumtimeve teknike dhe shkencore;
  • Sigurimin e bursave dhe praktikave profesionale për studentët;
  • Krijimin e mundësive për punësim dhe zhvillim karriere në sektorin e energjisë dhe inxhinierisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një hap përpara drejt arritjes së qëllimeve tona afatgjata dhe angazhimit ndaj inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe popullarizimit të profesionit të inxhinierisë në Maqedoni”, u shpreh kryetari i Institutit të Inxhinierisë së Maqedonisë, z. Andrej Lepavcov.

Me këtë nënshkrim, EVN Maqedoni zyrtarisht bëhet partner i një prej institucioneve më të vjetra të inxhinierisë në vend, historia e të cilit daton që nga viti 1920 kur u themelua në Shkup. Ky bashkëpunim i jep edhe më shumë peshë përpjekjeve për modernizimin e sektorit energjetik dhe të edukimit teknik në vend. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 11:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.