Mickoski: 828 projekte për komunat, investim rekord prej 225 milionë eurosh

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 14:48

Mickoski: 828 projekte për komunat, investim rekord prej 225 milionë eurosh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka prezantuar sot paketën e dytë të thirrjes për investime kapitale, përmes së cilës janë nënshkruar marrëveshje për 828 projekte në gjithë vendin, në vlerë totale prej 13.868 miliardë denarë, apo rreth 225 milionë euro.

“Kjo është investimi më i madh ndonjëherë në komunat anembanë shtetit. Me projekte konkrete, me numra që kanë peshë dhe me vepra që ndryshojnë realitetin e njerëzve”, deklaroi Mickoski në konferencën për media.

Sipas tij, pjesa më e madhe e projekteve – 589 – janë në fushën e transportit, me mbi 132 milionë euro të investuara në rrugë të reja, ura, lidhje lokale dhe rehabilitim infrastrukturor. Ndërsa 143 projekte në mjedis do të financohen me 2.4 miliardë denarë, duke përfshirë ujësjellës, kanalizime, menaxhim mbetjesh dhe parqe të reja.

Në arsim do të investohen 1.6 miliardë denarë për 48 projekte, për ndërtimin apo rinovimin e shkollave, çerdheve dhe klasave. Projektet mbulojnë gjithashtu fusha si kultura, politika sociale dhe sporti, të cilat kryeministri i cilësoi si “shpirtin e një shoqërie”.

“Nuk ka filtra partiakë. Nuk ka favorizime. Aty ku ka projekte, aty ka përkrahje”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se ky është thirrja e dytë, ndërsa e para kishte përfshirë 288 projekte, nga të cilat:

  • 281 kanë kontratë të nënshkruar,
  • 146 janë futur në punë apo në ndërtim,
  • 113 janë përfunduar, dhe
  • 25 janë në fazë përmbylljeje, me edhe 6 në procedurë të prokurimit publik.

“Nga letra në kantier. Nuk ka më pritje. Nuk ka më justifikime. Kjo është menaxhim shtëpiak me paratë e qytetarëve”, tha Mickoski.

“Paratë që më parë përfundonin në xhepa, sot shihen në shkolla, rrugë e ujësjellësa.”

Kryeministri u zotua se asnjë komunë nuk do të mbetet pas dore, dhe se çdo qytetar dhe çdo vendbanim është i rëndësishëm.

“Nuk flasim më vetëm për të ardhmen – ne po e ndërtojmë atë çdo ditë. Kjo është koha e Maqedonisë”, përmbylli Mickoski.Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 14:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.