Xhaka refuzon Arabinë, e ardhmja e tij mbetet e hapur
Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës dhe mesfushori i Bayer Leverkusenit, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos verore 2025. Opsioni për një transferim në Arabinë Saudite është mbyllur, pasi klubi Neom SC është tërhequr nga gara, duke mos pranuar të paguajë më shumë se 8 milionë euro për kartonin e tij.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, kjo shifër nuk ka bindur as Leverkusenin e as vetë Xhakën, duke e bërë të pamundur kalimin në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, media zvicerane “4-4-2” ka konfirmuar se Neom SC është larguar përfundimisht nga skena.
Megjithatë, e ardhmja e Xhakës mbetet e hapur. Në garë për të janë futur disa klube të njohura evropiane:
- Sunderland, që sapo është rikthyer në Premier League, ka shprehur interes konkret
- Fenerbahçe, ku José Mourinho e vlerëson për lidershipin dhe balancën mes sulmit dhe mbrojtjes
- Milani, Juventusi dhe Interi po monitorojnë situatën nga afër
Aktualisht, Xhaka ndodhet në kampin stërvitor të Leverkusenit në Rio de Janeiro, ku po përgatitet për sezonin e ri nën drejtimin e Erik ten Hag. Leverkusen ka bërë të qartë se do të kërkojë një vendim të shpejtë, pasi mesfushori është pjesë kyçe e projektit të ri.
Flaka














